Luka Modric ka informuar kapitenin Sergio Ramos se dëshiron të largohet nga Real Madridi.
Kontrata e lojtarit do të skadojë së shpejti dhe ai ka nisur kontaktet me klubet e tjera para transferimit në verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info. Manchester United, Interi dhe ish klubi i tij Tottenham Hotspur kanë qenë të lidhur të gjithë me transferimin e tij.
Luka Modric është i vendosur për t’i dhënë fund gjashtë viteve në Santiago Bernabeu pasi i ka treguar Sergio Ramosit rreth dëshirës së tij për largim në fund të sezonit.
Qysh pas transferimit nga “Spursët” në vitin 2012, lojtari ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe një titull në La Liga.
Pas kohës që iu desh për tu vendosur, lojtari ka shkëlqyer duke u bërë njëri nga lojtarët më të mirë të klubit dhe njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Mësohet që kroati ka nisur bisedimet me Interin që t’i bashkohet atyre vetën e ardhshme. 32-vjeçari ishte kontaktuar fillimisht nga gjiganti italian dhe duket shumë i interesuar për të luajtur në Serie A.
Burime të ndryshme besojnë që destinacioni i tij pritet i të jetë San Siro dhe jo rikthimi në Premierë Ligë./arbresh.info/
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan