Mesfushori kroat, Luka Modriç ka folur formën e tij në dy vitet e fundit në Real Madrid.
Ish mesfushori i Tottenham është zgjedhur si më i miri në pozitën e tij, për shkak të paraqitjev të tij në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga me fanellën e Real Madridit.
Modriç ka folur për sukseset e vitit të kaluar, vit në të cilin ishin të pandalshëm dhe fituan po thuajse të gjithë trofetë.
Ai ka folur edhe si është të punosh me një trajner si Zinedine Zidane, pasi si futbollist e ka pasur idol.
“Duke punuar me një legjendë si Zidane është një nder, sepse ai është një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ne ishim shumë të ngazëllyer kur mësuam se do të ishte trajneri ynë dhe prania e tij ka qenë gjithmonë një motivim i madh”.
“Sigurisht që më ka ndihmuar për të përmirësuar lojën dhe teknikën time. Unë gjithmonë jam i gatshëm të dëgjoj këshillat e tija dhe marrëdhënia jonë në ekip është shumë e fortë”, tha Modric për four-four-two.
“Para së gjithash është një person fantastik dhe gjithmonë i gatshëm të të ndihmoj. Etika e tij e punës është e pakrahasueshme, shpenzon shumë kohë në terren dhe në stërvitje për të siguruar që aftësitë e veta gjithmonë do të jenë në nivelin më të lartë”.
“Për fat të mirë, nuk është lënduar rëndë, e gjithë kjo shkaku i punës dhe talentin. Natyrisht, duke e pasur atë në ekip është e pabesueshme. Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe është kënaqësi të luaj me të”, tha Modric.
32-vjeçari deri më tani ka pasur 157 paraqitje dhe ka shënuar nëntë gola. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...