Google ADS

Luka Modric: E shoh vetën në MLS

19:08 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Luka Modric ka pranuar se një ditë mund të luaj në MLS.

Mesfushori i Real Madridi ka thënë se kalimi në MLS është pjesë e agjendës së karrierës së tij pas largimit nga kampioni në fuqi i Evropës, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, reprezentuesi kroat thotë se dëshiron fillimisht t’i jap fund marrëveshjes së tij aktuale me ‘Los Blancos’.

“Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë përmban e ardhmja”, ka thënë Modric për ‘SVT Sports’.

“Kam ende edhe dy vite në kontratën time me Real Madridin. Jam i lumtur, unë gjithmonë e kam thënë se dua ta përfundoj karrierën time në Madrid nëse është mundshme. Përndryshe, e shoh vetën në Amerikë”

32-vjeçari ka bërë 23 paraqitje për gjigantin në La Liga këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme