Autoritetet kroate kanë akuzuar kapitenin e kombëtares Luka Modric për dëshmi të rreme.
Mesfushori i Real Madridit dyshohet të ketë bërë deklarata të rreme në gjyqin për evazion fiskal të Zdravko Mamic, ish menaxheri i tij tek Dinamo e Zagrebit, transmeton portali arbresh.info
Prokurorët thonë se Modric bëri deklaratat e rrejshme në qershor të vitit 2017 në lidhje me detajet e transferimit të tij nga Dinamo tek klubi anglez Tottenham Hotspur më 2008.
Nëse shpallet fajtor, Modric mund të përballet me pesë vite burg.
Mamiç, një figurë e fuqishme në futbollin kroat, ishte bosi i z. Modric në Dinamon e Zagrebit, një nga klubet më të mira të Kroacisë.
Paratë e gatshme thuhet se janë përvetësuar me anë të marrëveshjeve ku Z. Mamic, vëllai i tij Zoran dhe dy të tjerë morën një pjesë nga shitja e lojtarëve./Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...