Paris Saint Germaini raportohet se është duke përpjekur për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic.
Jovic iu bashkua skuadrës në Madrid nga Eintracht Frankfurti në fillim të muajit qershor dhe 21-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues për klubin spanjoll në fillim të edicionit 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të këtij muaj është sugjeruar nga raporte të ndryshme se reprezentuesi i Serbisë ka dështuar për të impresionuar trajnerin Zinedine Zidane qysh pas arritjes së tij në Bernabeu.
Megjithatë, sulmuesi qendror së fundmi ka insistuar se nuk do të largohet nga kryeqyteti spanjoll para mbylljes së merkatos së transferimeve evropiane në fillim të javës së ardhshme.
Por, bazuar në Soccerlink, PSG ka kërkuar te Madridi futbollistin serb ndërkohë që të dy klubet ka qenë në negociata për Keylor Navas teksa kampioni i Francës duket qartë se është duke u përgatitur për jetën pa Neymar.
Jovic, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me skuadrën e Zidanes, ka shënuar 36 gola brenda 75 paraqitje te Frankfurti nga vitit 2017 deri në vitin 2019./arbresh.info/
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...