U transferua në korrik të vitit 2019 nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid për shumën e 60 milionë eurove, Luka Jovic nuk arriti në asnjë moment të tregonte cilësitë e tij.
23 vjeçari nuk është pjesë e 11-shes së formacionit të Zinedine Zidane dhe për këtë arsye dëshiron me patjetër të largohet nga ekipi. Sipas informacioneve të fundit, Jovic pritet të transferohet sërish te klubi i Frankfurt, në formën e huazimit.
Reali i Madridit dhe klubi gjerman kanë rënë dakord mes tyre për këtë transferim që mund të bëhet publik në ditët e ardhshme. Jovic do të luaj deri në fund të sezonit te skuadra e Eintracht Frankfurt.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin