Google ADS

Luka Doncic vazhdon shkëlqimin, vendos tjetër rekord në NBA

07:58 | 22 Nëntor 2019
A. B.

Doncic ishte shpallur ‘Rookie of the Year’ sezonin e kaluar, kurse këtë edicion po tregon vetëm progres të paraqitjeve të edicionit të kaluar.

Kështu, slloveni ka vendosur një tjetër rekord në NBA, duke regjistruar një tjetër ‘triple – double’.

Doncic regjistroi 35 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime për t’u bërë lojtari i parë në histori të NBA që regjistron triple double me 35 pikë, në 25 ose më pak minuta, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, anëtari i Dallas Mavericks ka thyer rekordin që mbahet nga Magic Johnson, duke u bërë lojtari më i ri që regjistron dy triple double radhazi, me 35 ose më shumë pikë të shënuara.

Këtë gjë ish lojtari i Real Madrid e ka bërë në mohsën 20 vjeçare (265 ditë), kurse Johnson e bënte me 22 vite dhe 34 ditë, në dhjetor të vitit 1960.

Doncic po kthehet në fytyrën e NBA, duke u përgatitur që të marrë ‘vendin’ e LeBron James.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme