David Luiz e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga Arsenali, përkundër që qendërmbrojtësi brazilian është përfolur për një transferim të mundshëm te ndonjë klub i vendlindjes.
32-vjeçari veçse i ka bërë disa muaj në karrierën e tij të nisur me “Topçinjtë” në Emirates këtë verë para fillimit të sezonit, mirëpo kontrata e tij është e vlefshme edhe për dy vjet të tjera, transmeton Gazeta Express.
Cilësitë e tij si lider vlerësohen shumë të rëndësishme në skuadrën e Arsenalit, ku u transferua këtë verë nga Chelsea, pasi që skuadra e Unai Emerys është akuzuar shpeshherë se është pa liderë.
Duke e pasur parasysh, Luizi është i gatshëm të japë gjithçka nga vetja deri në fund të kontratës së tij në Emirates.
“Unë, sot, nuk kam asnjë plan të tillë (për t’u larguar). Nuk e shoh këtë si qëllim timin. Por, s’i dihet kurrë, futbolli shkon shumë shpejt”, ka thënë Luiz në një intervistë të dhënë për ESPN Brasil.
“Ajo që më bën mua të lumtur është ta shoh cilësinë e futbollit brazilian. Ju e shihni lojtarët si Jorge Jesus me Flamengon, dhe lojtarët e mrekullueshme si Felipe, Rafinha, Gerson e Gabigol, i cili është kthyer të shkëlqejë si më parë në Santos”.
“Kështu që nuk kam asnjë dyshim, unë jam i kënaqur me futbollin tonë vendor. Jam i lumtur për cilësinë e mirë. Por, jam i sinqertë kur them se deri më sot s’më ka shkuar kjo gjë në mendje”.
“E kam një kontratë dyvjeçare në Arsenal dhe kam qëllime dhe ambicie të mëdha me këtë skuadër, kështu që erdha këtu. Por, nuk mund ta parashikojmë kurrë të ardhmen”.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...