Emri i Diego Costa ende nuk është harruar në Stamford Bridge edhe pse ai është larguar për në Atletico Madrid.
Sipas disa raportimeve, David Luiz, beson se përplasja e tij momentale me Conten është se ai ka një shoqëri të mirë me Diego Costan, transmeton arbresh.info.
Mbrojtësi brazilian ishte lënë jashtë skuadrës për derbin kundër Manchester United vikendin e kaluar, të cilin kampionët në fuqi e fituan 1 me 0.
Besohet se ai është lënë jashtë pas një takimi të mbajtur të martën e kaluar, në të cilin Conte e kishte kritikuar Luizin për përformancën e tij të dobët kundër Romës në Ligën e Kampionëve.
The Times raporton se krejt kjo ka ndodhur për shkak të shoqërisë së tij me Costan por klubi londinez i ka mohuar këto spekulime. /abresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...