Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz ka thënë se largimi nga Chelsea në muajin gusht ishte emocional.
Luiz u largua nga “Blutë” për t’iu bashkuar rivalit, Arsenal në verë, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani në një intervistë për OTRO ka zbuluar sa i vështirë ishte largimi nga “Stamford Bridge” për të.
“Në dy ose tri ditët e para të javës nuk ishte e lehtë për t’i shpjeguar emocionet si ndihesha sepse të gjithë me njohin për historinë që kam bërë me Chelsean”.
“Për shembull, është një 75-vjeçar që kur kishim mundësi e kryenim ushqimin bashkë, ndërsa kur u transferova më dërgoi mesazh duke thënë se është duke me pritur përsëri”.
“Këto gjëra ishin shumë të vështira për mua, por pastaj thashë se është momenti i ri për mua, një gjë e madhe, andaj ishte vendimi i duhur”, theksoi Luiz.
Luiz këtë sezon për Arsenalin ka bërë 25 paraqitje duke shënuar dy gola dhe kontribuar me një asistim në Premierë Ligë./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...