Mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe ka thënë se ndihet i emocionuar pas thashethemeve që e lidhin me një interesim të Barcelonë.
23-vjeçari brazilian mbërriti në kryeqytetin italian nga Ituaroni në gusht të 2016 dhe ka bërë përshtypje pasi u kthye nga një huazim te Salernitana.
Duke kontribuar me një gol dhe një asistim në 19 ndeshje të ligës këtë sezon, qendërmbrojtësi është lidhur me një transferim te gjigantët e La Ligas, Barcelona.
“Kjo më emocionon sepse do të thotë që po bëj një punë të mirë dhe klubet e mëdha po e shohin. Por kushdo që më njeh, e di se unë jam i qetë dhe nuk do të tundohem shumë lehtë”, ka thënë fillimisht Felipe për UOL Esporte.
“Unë duhet të qëndroj i përqendruar dhe të bëj çmos për Lazion, i cili më ka dhënë besim dhe mbështetje që nga dita e parë”.
“Dy nga qëllimet e mia kryesore janë të përfaqësoj Brazilin në Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës. Do të bëj gjithçka mundem për ta arritur atë, me shumë respekt për shokët e mi të skuadrës”.
“Mendoj se shtyrja e Lojërave Olimpike ishte vendimi i duhur. Nuk jam ekspert në këtë temë, por besoj se ishte e drejtë”, përfundoi mbrojtësi i Lazios.
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj