Luis Suarez ka shënuar dy gola në fitoren 1-2 të Atletico Madridi në udhëtim te Eibari në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Sulmuesi uruguaian po kalon nëpër një formë të lartë këtë sezon me skuadrën e Atletico Madridin, pasi po shënon vazhdimisht.
I tillë ishte edhe në fitoren e së enjtes mbrëma, ku Suarez ia siguroi fitoren Atleticos me dy gola ndaj Eibarit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 40-të dhe ishte i bukur edhe për faktin se barazoi shifrat në 1-1.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli përsëri Suarez (89’), i cili shënoi një penallti në stilin ‘panenka’ duke siguruar fitoren 1-2.
Me këto dy gola, ylli uruguaian shkon në shifrën e 11 golave këtë sezon dhe barazon shokun e tij, Lionel Messi, në vendin e parë të realizatorëve.
Përvec kësaj me golat e tij dhe fitoren e ekipit, Atletico betonon pozitën e parë me shtatë pikë më shumë se vendi i dytë Real Madridi që ka një ndeshje më shumë.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador