Luis Suarez nuk ftohet nga Uruguai

15:55 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Për shkak të ankesave për dhimbje në gju, Luis Suarez është lënë jashtë skuadrës së Uruguait për ndeshjet e ardhshme miqësore ndaj Polonisë dhe Australisë.

Fernando Muslera i Galatasarayt, Mauricio Lemos i Las Palmas dhe mesfushori me eksperiencë Egidio Arevalo janë lënë gjithashtu jashtë skuadrës për ndeshjet në përgatitje për Kampionatin Botëror në Rusi, transmeton portali arbresh.info.

Pas konfirmimit të skuadrës së finale, mungesa e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez, tani është zyrtarizuar me publikimin e listës.

Ndërkohë, lojtarët e Atletico Madridit, Diego Godin dhe Jose Gimenz janë ftuar së bashku me të talentin e ri të huazuar Federico Valverde./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme