Luis Suarez merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

15:30 | 19 Gusht 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez nuk do largohet gjatë kësaj merkato verore nga “Camp Nou”.

Sipas Ovacion, pavarësisht që presidenti Josep Maria Bartomeu, e ka vendosur në shitje, uruguaiani nuk mendon largimin, transmeton portali arbresh.info.

Lojtari kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës dhe disa nga shtetet e tjera, por nuk është i interesuar.

Momentalisht lojtari është në pushime, por nuk ndihet i ‘kërcënuar’, ngase beson se pavarësisht transferimeve mund ta mbajë pozitën në formacionin e parë.

Suarez ishte golashënuesi numër një në Ligën e Kampionëve dhe pavarësisht lëndimit që e mbajti jashtë fushe për një kohë të gjatë shënoi 21 gola dhe dhuroi 12 asistime në La Liga./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme