Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez raportohet se ka kërcënuar me largimin klubin pasi nuk është i lumtur me synimin e tyre për transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann.
Bazuar në ‘Diario Gol’, reprezentuesi francez së bashku me mesfushorin kreativ të Liverpoolit, Philippe Coutinhon, janë prioritet e Barcelonës për transferim aktualisht, por kjo mund të kërcënoj pozitën e Suarezit në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi uruguaian nuk ka qenë në formën e tij më të mirë deri tani këtë sezon dhe mund kjo mund të bëjë që Barcelona të shtoj Griezmannin si një përforcim të mundshëm në linjën frontale.
‘ESPN’ raporton që Manchester United do të rikthehet në garë për 26-vjeçarin këtë verë dhe Luis Suarez shpreson që kjo të ndodhë. Nëse jo, ylli i Liverpoolit mund të jetë emri tjetër i madh në treg që mund të detyroj atë të kërkojë për një klub të ri.
Sigurisht se 30-vjeçari do të jetë një numër të madh klubesh në Premierë Ligë pas shërbimeve të tij pas asaj që kishte shfaqur gjatë kohës së tij në Anfield.
Suarerz ka shënuar 82 gola për Liverpoolin brenda 133 paraqitjeve brenda tri viteve e gjysmë, por uruguaiani ka qenë edhe më i mirë në Barcelonë duke shënuar 124 gola brenda 161 paraqitjeve.
Megjithatë, Suarez këtë sezon ka shënuar vetëm tri gola dhe ndoshta ky është fillimi i rënies së tij./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...