Google ADS

Luis Suarez i thotë ‘Ciao’ Barcelonës, pranon ofertë nga ish klubi i tij

09:21 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i klasit botëror, Luis Suarez, mund të largohet nga Nou Camp në fund të këtij sezoni.

Ylli i Barcelonës, besohet se i ka treguar bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, se ka pranuar një ofertë nga ish klubi i tij, Ajax.

Sipas  gazetës spanjolle “Don Balon”, ish sulmuesi i Liverpoolit ka pranuar një ofertë nga gjiganti holandez, Ajax, transmeton arbresh.info.

Luis Suarez sa ishte pjesë e Ajax FC

 

Në këtë raport thuhet se Suarez është duke e analizuar këtë ofertë, pasi mund të nënshkruajë edhe një kontratë të madhe në aspektin financiar.

Megjithatë, Messi i ka sygjeruar që ta refuzojë çdo largim të mundshëm nga Barcelona.

Suarez për Ajax kishte luajtur për tre vite, ku në 110 paraqitje kishte shënuar 81 gola.

30 vjeçari për gjigantin katalan deri më tani është paraqitur në 109 ndeshje dhe ka shënuar 49. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme