Luis Suarez, hat-trick kundër Gironas

22:27 | 24 Shkurt 2018
Arbresh Info

Luis Suarez ka finalizuar një hat-trick mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së 25-të në La Liga kundër Gironas duke realizuar tri gola, shkruan portali arbresh.info.

Ylli uruguaian arriti të shënoi hat-trick brenda 77 minutave lojë në Camp Nou kundër skuadrës së promovuar këtë sezon në kampionatin më të madh spanjoll.

Suarez realizoi golin e barazimit për gjigantin katalunas në minutën e 5′ të ndeshjes, por shënoi sërish brenda 45 minutave të parë të takimit. Goli i tretë për 6 me 1 kundër Gironas erdhi në minutën e 76′.

Lionel Messi (30′) (36′) dhe Philippe Coutinho (67′) janë autorët e goalave tjerë në ndeshjen e sotme./arbresh.info/

Shikoni tri golat nga Suarez:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme