Luis Suarez: Do të luftojmë deri në fund të sezonit

08:58 | 3 Prill 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka paralajmëruar rivalët e tyre për titull se skuadra e Ernesto Valverdes do të garojë fuqishëm deri në fund të sezonit në La Liga.

Reprezentuesi i Uruguait shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit të dramës 4 me 4 në Villarreal mbrëmjen e së martës dhe është në dijeni se skuadra që rrezikon dëbimin i frikësoi ata me të vërtetë, transmeton portali arbresh.info.

“Ne të gjithë e nisëm mirë dhe mendoj se nëse do të kishim shkuar në avantazh për 3 me 0, ne do të kishim fituar”

“Megjithatë, Villarreali është në një situatë të dëshpëruar dhe kanë punuar shumë mirë”

Barcelona ngushtoi në tetë pikë diferencën në krye të La Ligas me këtë barazim ndërkohë që Atletico fitoi 2 me 0 kundër Gironas para ndeshjes së “Blaugranëve” kundër skuadrës së Diego Simeones këtë vikend në Camp Nou.

“Kjo skuadër ka shumë shpirt dhe ne asnjëherë nuk e hodhëm peshqirin”

“Ne duam ta fitojmë këtë ligë dhe ne e kemi bërë të qartë këtë”

“Ne kemi ende disa pikë [para Atleticos] por sonte na është bërë e ditur se nëse bëjmë gabime, ne do t’i paguajmë ato”, përfundoi sulmuesi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme