Luis Suarez është afër rikthimit pas lëndimit të pësuar në gju, që fillimit u mendua se do të lë sulmuesin për një muaj jashtë fushës.
Reprezentuesi uruguaian u lëndua në disfatën ndaj Real Madridit në Superkupë të Spanjës javën e kaluar pas një përplasje me portierin Keylor Navas, transmeton portali arbresh.info.
Por, duket që tani ai është gati të rikthehet pasi ka finalizuar me sukses disa stërvitje te Barcelona.
Rikthimi i Suarezit vjen në kohën e duhur për trajnerin Ernesto Valverde, i cili është nën presion pas largimit të Neymarit për transferim në Paris Saint Germain.
Gjiganti katalunas fitoi në ndeshjen e tyre të parë sezonale në ligë kundër Real Betisit, por ata shpresojnë të shtojnë një zëvendësues adekuat të brazilianit në skuadër./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...