Google ADS

Luis Figo: Real Madridi mund ta përballoj mungesën e Cristiano Ronaldos

18:16 | 22 Qershor 2017
Arbresh Info

Ish ylli i Real Madridit, Luis Figo insiston se fituesi i Ligës së Kampionëve është në gjendje të përballoj mungesën e Cristiano Ronaldos nëse ai largohet këtë verë.

E ardhmja e Ronaldos në Bernabeu mbetet në dyshime pasi anësori ka shprehur dëshirë të largohet nga Spanja pas akuzave për mashtrim tatimor, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht statusit të tij si një lojtar i jashtëzakonshmen në botën e futbollit, Figo beson që Real Madridi mund të shkëlqej edhe në mungesë të reprezentuesit të Portugalisë.

Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj

Figo, në një intervistë për ‘Gol‘, ka thënë: “Ende jam me mendimin që askush nuk është i domosdoshëm, as Cristiano Ronaldo”.

“Klubet nuk mund të varen te kushdo. Historia e këtyre klubeve është mbi të gjithë, madje mbi presidentin apo edhe dikë tjetër. Shumë gjëra duhet të ndodhin që ai të largohet”

“Është një vendim personal dhe nëse një person vërtetë dëshiron që të ndodhë diçka atëherë do të përfundoj ashtu, por unë nuk mendoj që kjo do të ndodhë”

Lexo edhe: Barcelona humb lojtarin më të mirë të skuadrës (FOTO)

Ronaldo ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm te Real Madridi qysh pas transferimit në vitin 2009 nga Manchester United. Me 406 gola brenda 394 paraqitjeve në klub, Ronaldo ka shijuar një sukses të madh te Real Madridi duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy herë La Ligan dhe dy herë Kupën e Mbretit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme