Chelsea është duke e menduar trajnerin Luis Enrique si një zëvendësues të mundshëm të Antonio Contes në Stamford Bridge, nëse italiani vendos përfundimisht të largohet nga klubi londinez.
Raportet ndërmjet Contes dhe pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, thuhet gjatë javëve të fundit se janë përkeqësuar, veçanërisht pas mënyrës absurde të komunikimit të trajnerit ndaj Diego Costas që ai mund të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo, çfarë është duke ndodhur me të?
Ndërkohë, ish trajneri i Juventusit është gjithashtu i shqetësuar me aktivitetin e ngadalshëm të klubit në merkato të transferime.
Prandaj, Abramovich raportohet se është duke shikuar për zëvendësues të mundshëm në rast se Conte largohet, dhe ish trajneri i Barçës, Luis Enrique, është njëri nga kandidatët. Conte dhe Chelsea janë në bisedime rreth një marrëveshje të re pas triumfit në Premierë Ligë sezonin e kaluar, por deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim.
Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi
Conte është aktualisht në pushime, por vazhdon të jetë në kontakt me drejtorin sportiv të “Bluve”, Michael Emenalo./arbresh.info
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe