Luis Enrique për Mbappen: Është turp që një futbollist si ai të shkoj te Real Madridi

09:49 | 24 Shtator 2024
K.B

Kylian Mbappe u largua nga PSG këtë verë dhe shkoi në Real Madrid si futbollist i lirë.

Sulmuesi francez u nda nga klubi parisien, i cili sipas vendimit të departamentit juridik të ligës franceze të futbollit është i detyruar t’i paguajë 55 milionë euro.

PSG konsideroi se marrëveshja verbale me të cilën Mbappe e fali atë borxh ishte e vlefshme, por duket se nuk është kështu.

Gjithashtu, në muajt e fundit të mandatit të Mbappe në PSG, raportohej për marrëdhënie të këqija me trajnerin Luis Enrique.

Megjithatë, trajneri spanjoll e ka mohuar këtë në një intervistë të re për Movistar.

“Kylian është një lojtar i madh dhe një person që është vështirë të gjendet kur flasim për futbollistë të nivelit të tij. Një lojtar i mrekullueshëm, është turp që ai shkoi në Madrid, veçanërisht për ne në atë kohë,” tha Enrique, i cili luajti për Barcelona për tetë vite si futbollist dhe më pas ishte për tre vite trajner i katalunasve.

Mbappe kaloi gjashtë sezone në PSG, për të cilin luajti 308 ndeshje dhe shënoi 256 gola.

Ai u shndërrua në një nga sulmuesit më të mirë në botë, pasi erdhi nga Monaco në moshën 19-vjeçare për 198 milionë euro.

Ai luan për Realin që nga fillimi i këtij sezoni, për të cilin ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar një asistim në tetë ndeshje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme