Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain me parametra zero, megjithatë aventura franceze nuk ka shkuar aspak mirë për mbrojtësin sllovak.
Pas një nisjeje si titullar, Skriniar shfaqi disa probleme fizike dhe së fundi ndonëse plotësisht i rikuperuar, po ngroh stolin, pasi nuk preferohet më nga trajneri Luis Enrique.
Sipas “L’Equipe”, spanjolli nuk e sheh Skriniarin si të përshtatshëm për idetë e tij në futboll dhe ndërtimin e lojës nga mbrapa, ndaj ka dhënë miratimin për shitjen e sllovakut gjatë merkatos së verës.
Tashmë mbetet të shihet cila do të jetë zgjidha e mbrojtësit 28-vjeçar, që mund të pranojë largimin në një tjetër kampionat, ose të zgjedhë të qëndrojë në Paris, për të përfituar pagën e lartë dhe të shpresojë t’i ndryshojë mendjen Luis Enriques./Ss
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...