Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kryeson listën e zëvendësuesve te Napoli në rast se Maurizio Sarri largohet nga klubi këtë verë.
Enrique, i cili në të kaluarën ka menaxhuar Celta Vigon dhe Roman, thuhet të jetë dëshira kryesore e klubit ndërkohë që ‘Tuttosport’ raporton që pozita mund të jetë e lirë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
47-vjeçari , i cili aktualisht është i lirë, thuhet se do jetë një zëvendësues i përshtatshëm i Sarrit për shkak të së kaluarës së tij në Barcelonë dhe prezencës në skuadrën e Napolit.
Spanjolli ishte kërkuar për detyrën menaxheriale edhe nge Sevilla në janar, por raportohet t’i ketë thënë klubit andalucian se nuk dëshiron të marrë detyrën te ndonjë klub në mes të sezonit.
Enrique është përmendur gjithashtu edhe si një zëvendësues i Antonio Contes në Chelsea gjatë verës për shkak se italiani pritet të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit./arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...