Luis Enrique kërkon pagë të madhe në Chelsea

17:58 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Luis Enrique duhet të ulë kërkesat e tij rreth pagës, nëse dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit dhe të marr drejtimin e Chelseat

Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri, sepse me shumë mundësi në fund të këtij sezoni do të largohet Antonio Conte.

Emri më i mundshëm për të zëvendësuar italianin në Stamford Bridge është spanjolli Luis Enrique, shkruan Daily Mail.

Në vitin e tij të fundit në drejtimin e Barcelonës, Enrique përfitonte një pagë vjetore rreth 19 milionë euro.

Por, kjo vlerë duket relativisht shumë e lartë për drejuesit e Chelseat, që i paguajnë italianit Antonio Conte një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, më e larta në historinë e klubit londinez.

Kjo pagë e lartë mund të vështirësojë negociatat e drejtuesve të Chelseat për të arritur te spanjolli Luis Enrique.

Ndër alternativat e tjera që po diskutohen janë ish-trajneri i Dortmund, Thomas Tuchel dhe trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri, të cilët do të paguheshin shumë më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme