Rutina e Luis Enrique është shumë e çuditshme, por tregon qartë që trajneri i Paris Saint-German është i fiksuar pas punës dhe shumë perfeksionist, prandaj e kalon pjesën më të madhe të ditës në punë dhe ndonjëherë edhe natën.
Së fundmi mediet franceze raportojnë se Luis Enrique ka fjetur për plot tre javë në qendrën sportive të PSG-së, së bashku me të gjithë stafin e tij.
Kjo gjë raportohet se ka ndodhur në javët e tij të para në Paris, me Luis Enrique-n që po fillonte një aventurë të re, në një qytet të ri, në një klub të ri dhe me një gjuhë tjetër.
Për këtë arsye trajneri spanjoll vendosi të mbyllej në shtëpinë e tij të re për të mësuar dhe për t’u përshtatur sa më shpejt me habitatin e tij të ri./SS
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...