Liverpool ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e sulmuesit kolumbian, Luis Diaz.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpool pritet të nënshkruajë me Diaz, marrëveshja veç ka përfunduar.
Ky transferim do t’i kushtojë skuadrës angleze plot 40 milionë euro, plus 20 milionë tjera bonuese, në një shumë totale prej 60/65 milionë euro.
Marrëveshja personale gjithashtu ka përfunduar, ku kolumbiani do të nënshkruajë kontratë për pesë vjet e gjysëm.
Ai gjithashtu ishte në radarin e Tottenham, por dëshiroi t’i bashkohej Liverpoolit ku edhe filluan bisedimet menjëherë.
Diaz ishte në krye të transferimeve të Reds, ku skautët e skuadrës angleze e cilësuan si transferim të denjë pasi e vëzhuan atë për më shumë se tre herë.
Kuptohet se Jurgen Klopp është gjithashtu fans i madh i kolumbianit, ku i pëlqentë impakti i tij në Ligën e Kampionëve me Porton dhe e aprovoi si prioritet transferimin e tij.
Luis Diaz është pjesë e Portos që nga viti 2019, kur u transferua nga Atletico Junior. Gjatë kësaj periudhe me skuadrën portugeze, zhvilluar 77 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030