Spanja mbrëmë është kualifikuar në finale të Euro 2024.
Pas ndeshjes trajneri i Spanjës Luis de la Fuente deklaroi se ishte i lumtur me kualifikimin e kombëtares në finale.
“Jemi shumë të lumtur, lumturia ishte tashmë e madhe që arrita këtu, por tani është shumë më e madhe. Ndjej shumë krenari për këta lojtarë, ata janë të jashtëzakonshëm, dinë të luajnë dhe t’i lexojnë ndeshjet në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht De La Fuente pas ndeshjes.
Teksa tutje shtoi se futbolli spanjoll është kthyer në vendin ku i takon dhe duan të vazhdojnë të bëjnë histori.
“E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon. Duhet të vlerësojmë atë që po bëjnë këta lojtarë. Duam të vazhdojmë të bëjmë histori, nuk duam të relaksohemi, duhet të qëndrojmë të përqendruar për të përballuar finalen në Berlin”, u shpreh De la Fuente.
Spanja luan finalen të dielën me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Anglisë dhe Holandës./Arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...