Luftëtari ukrainas i UFC-së, Ihor Potieria, e ka kritikuar ashpër Khabib Nurmagomedovin, i cili nuk ka dhënë asnjë qëndrim dhe nuk e ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës.
Potieria (25 vjeç) ka 20 fitore dhe vetëm dy humbje në karrierën e tij. Por për momentin karriera e tij nuk është gjëja më e rëndësishme, pasi vendi i tij po përballet me tmerret e luftës nën pushtimin rus.
Gjatë kësaj kohe, luftëtari ukrainas është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa një nga postimet e fundit ia ka kushtuar legjendarit Khabib Nurmagomedov.
Potieri më së shumti shqetësohet nga fakti që Khabibi nuk po flet për luftën në Ukrainë.
“Të kanë dashur miliona njerëz. Ti ke qenë shembull në shumë salla të arteve marciale. Ti e ke filluar karrierën në Ukrainë. Ti flet për nder dhe besim dhe tani hesht”, ka shkruar Potieria në Instagram story, duke e etiketuar edhe profilin e Habib Nurmagomedov.
Kjo nuk është hera e parë që Potieria merret me një nga kolegët e tij.
Ai bëri të njëjtën gjë më herët me Alexander Shlemenko, një luftëtar rus i MMA që mbështeti publikisht pushtimin rus të Ukrainës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...