Arijan Topallaj, një shqiptar i lindur e i rritur në Gjermani po jep sinjale të mëdha suksesi në sporte luftarake.
Që nga fëmijëria ai e ka shfaqur pasionin e tij të madh për garat luftarake, kurse që tre vjet është aktivizuar në klubin “Planet-eater” ku pronar dhe trajner është Peter Sobota, luftëtari më i mirë gjerman i cili ka luftuar për disa vite në UFC.
Topallaj që nga lufta e tij e parë ka treguar cilësitë e tij të mëdha dhe tashmë është koha për një ngritje të madhe në karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka deri më tash tri ndeshje të zhvilluara në oktagon, ku të parën e fitoi me pikë, ndërsa të dytën dhe të tretën e fitoi me nokaut.
Megjithatë, tashmë ai ka bërë hapin e madh, duke kaluar nga niveli amator në nivel profesional.
Me 31 korrik, në Heidelberg, Topallaj do të përballet me Macarendo Dimitrunndhe kjo pritet të jetë një luftë e “zjarrtë”.
Meçi do të jetë i organizuar nga GCP German Cage Pionier.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...