Google ADS

‘Luftë’ për Jerome Boateng

14:41 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Klubet nga Mançesteri janë vënë pas mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boateng.

Lojtari edhe pse ka kontratë deri në vitin 2021, dëshiron një eksperiencë të re.

Boateng më parë ka qenë pjesë e Manchester City për një vit para se të kalojë te Bayern Munich në vitin 2011.

Aty ai u kthye në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë, me paraqitjet e tij fenomenale.

https://youtu.be/6ClJpTHfPFM

Ai i ka bërë 250 paraqitje me klubin gjerman ku e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Boateng është i rëndësishëm edhe për Kombëtaren gjermane ku ka zhvilluar 68 ndeshje, duke e fituar Kupën e Botës në vitin 2014.

Pep Guardiola ka punuar me Boatengun te Bayern Munich, ku i ka lënë përshtypje.

Në anën tjetër Manchester United janë në kërkim të një mbrojtësi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme