Në 7 nëntor, Ruiz vs. Arreola, pritet të zhvillohet ndeshja lokacioni i të cilës do të varet nga fakti se a do të lejohen fansat të marrin pjesë deri atëherë. Nëse gjërat mbeten të pandryshuara, ndeshja me shumë mundësi do të mbahet brenda Teatrit Microsoft në Los Anxhelos, Kaliforni.
Mike Coppinger raporton se ish-kampioni Ruiz Jr (33-2, me 22 KO) do të kthehet më në fund në aksion pas më shumë se një vit e gjysmë.
Ruiz është duke folur për luftën kundër 39-vjeçarit Arreola (38-6-1, me 33 KO) për më shumë se një vit, dhe duket se është i gatshëm për ta zhvilluar atë, transmeton arbresh.info.
Që nga ndeshja e fundit kundër Anthony Joshua në dhjetor 2019, Ruiz, 31, ka humbur mjaft peshë, dhe duket më i mprehtë dhe më i dobët.
Nëse Ruiz mposht Arreolan, ai do të jetë gati për një garues të radhitur më lartë në pesëshe. Ruiz duhet të fitoj një apo dy ndeshje kundër garuesve më të talentuar në mënyrë që të ketë një luftë të tretë kundër Joshua./arbresh.info/
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar