Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka dhënë reagimin e parë kur kuptoi për vendimet e marra nga UEFA në rastin Rumani – Kosovë.
Rumania fitoi ndeshjen në “tavolinë” ndaj Kosovës me rezultat 3-0.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Rumanisë do të duhet të paguajë një gjobë prej 128 mijë euro, shkaku i sjelljeve raciste, për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve të saj.
Rumania po ashtu u dënua edhe me një ndeshje pa tifozë, pasi kishte mesazhe provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për ndeshje futbolli.
Mircea Lucescu, i cili ka bërë një karrierë të madhe si trajner, është shprehur i habitur me dënimin e UEFA-s ndaj Rumanisë, duke marr në mbrojtje koret dhe sjelljen e turpshme të tifozëve vendas.
“3-0? Rumania? në rregull! Është normale. Ata mbetën me turp (kosovarët). Ishte zgjedhja e tyre, u përpoqën…”, ishte reagimi i Luceskut për GSP.ro.
I informuar edhe për gjobat, ai u bë kishte ka mbetur i shtangur.
“(Qesh) Ne, mirë? Kaq i madh dënimi? Për çfarë?! Ky është kulmi”, deklaroi Lucescu.
Rumania e mbyll grupin si e para me 18 pikë, ndërsa Kosova si e dyta me 12 pikë dhe do të provojë të kualifikohet për Ligën B përmes play-offit. /Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale