Sulmuesi Lucas Vazquez ishte njeriu që nxori penalltinë ndaj Juventusit në minutën e fundit të takimit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe me atë gol, Reali kaloi tutje.
Shumë diskutime ka pasur në lidhje me këtë rast nëse ishte penallti apo jo, por Vasquez mendon se ajo ishte e pastër.
“Shumë njerëz gëzohen kur ne kemi rezultate negative”, ka thënë Vazquez.
“Atyre u dhemb fakti që Reali, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të tetën herë rresht dhe bëhen ziliqarë”.
“Ne duhet të mësohemi me këtë dhe të shikojmë përpara”.
“Penalltia ndaj Juventusit? Normalisht se ishte penallti, por kjo po diskutohet më shumë në Spanjë sesa në Itali”, ka theksuar ai.
Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ndeshet me Bayern Munichun.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...