Sot është një ditë e veçantë për lojtarin brazilian të Real Madridit, ngase ai do të luaj ndeshjen e parë në shtëpi si titullar.
Ai tashmë veç ka debutuar si lojtar i Real Madridit në ndeshjen e zhvilluar kundër Deportivos, ndeshje ku u aktivizua për disa minuta, dhe që nga ajo ndeshje duket se e ka zënë një vend të rëndësishëm në mesfushën e Realit. Loja e tij e mirë e ka bindur Ancelottin se ky është lojtari i duhur për ta zëvendësuar Luka Modricin e lënduar.
Derisa të kthehet Modric, mesfusha e Real Madridit do të përbëhet nga treshja Kroos, Isco dhe Silva. Pra braziliani ka arritur që të jetë i zgjedhuri i Ancelottit para Illaramendit dhe Khediras.
Transferi i ri i Realit debutoi me fitore ndaj Deportivos si dhe startoi si titullar në fitoret e Realit si mysafirë ndaj Elche dhe Schalke. Ancelotti si duket e ka vlerësuar lartë punën e brazilianit dhe e ka shpërblyer atë me pozitën e titullarit./arbresh.info/
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...