Mesfushori brazilian, Lucas Moura, ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain në këtë muaj.
Ylli brazilian në këtë sezon ka luajtur vetëm 72 minuta në League 1 dhe në ndeshjen e fundit nuk ishte i përfshirë fare, edhe pse mungonte edhe Neymar.
Ai është lidhur me një kalim në Premier Ligë, pasi që Manchester United dhe Tottenham Hotspurs kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.
Moura ka zbuluar se ai ka vendosur të largohet dhe se ka disa oferta të pa refuzueshme dhe se preferon një transferim në futbollin anglez.
“A kam shanse të qëndrojë në Paris këtë dimër? Unë nuk besoj”, tha Moura, transmeton arbresh.info.
“Me atë çfarë më ka thënë trajneri, duket se është përfundimi i periudhës time në Paries. Unë kam propozime, për të cilat nuk mund të flas”, shtoi ai.
“Unë e pëlqej shumë futbollin anglez, është një nga kampionatet më të mira në botë. Unë gjithmonë e kam thënë se dëshiroj të qëndroj në Evropë, kam shumë për të dhënë”, ka përfunduar ish ylli i Sao Paulos.
Moura këtë sezon është paraqitur vetëm në pesë ndeshje këtë sezon, por sezonin e kaluar ai ishte në top formë, pasi kishte shënuar 12 gola në 29 paraqitje. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...