Lucas Moura i emocionuar, pasi zhvilloi ndeshjen e fundit për Tottenham

20:01 | 20 Maj 2023
Orgesa Haziri

Pati skena emocionuese në stadiumin e Tottenham Hotspur të shtunën, ndërsa Lucas Moura u dha një lamtumire emocionale tifozëve vendas.

Moura u përlot ndërsa ai përqafoi familjen e tij.

Anësori brazilian largohet nga Tottenham si një figurë e njohur, kryesisht për hat-trick-un e tij në pjesën e dytë që dërgoi Spurs në një finale të Ligës së Kampionëve pas një rikthimi epik kundër Ajax-it në Amsterdam, duke siguruar vendin e tij në historinë e klubit.

Momenti i butë ishte një kontrast me atmosferën e përgjithshme në N17 të shtunën.

Një paraqitje e turbullt bëri që Spurs të rrëshqiti në një disfatë 1-3 ndaj Brentford, duke shtuar më tej një përfundim të mjerueshëm të sezonit.

Shumë tifozë u drejtuan drejt daljeve para fishkëllimës së fundit, me ata që mbetën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bordit të klubit.

Një xhiro vlerësimi dhe shpërndarja e çmimeve të fund-sezonit u zhvillua përpara një morie vendesh bosh.

Spurs mezi presin që sezoni të përfundojë, por ata kanë një ndeshje tjetër për të përmbushur kundër Leeds fundjavën e ardhshme përpara se të shkojnë në një verë plot pasiguri.

Agjenti i lirë Moura do të eksplorojë opsionet e tij me një mundësi rikthimi në vendlindjen e tij Sao Paulo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme