Lucas Moura i bashkohet kombëtares se Brazilit

21:07 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Ylli i Tottenhamit do ta zëvendësoi Everton pasi që sulmuesi i Gremio u detyrua që të tërhiqet nga Turneu Global i Brazilit shkaku i një lëndimi

Lucas Moura do ti bashkohet Turneut Global të Brazilit këtë muaj për ndeshjet kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës.

Konfederata e futbollit brazilian ka konfirmuar të hënën që lojtari i Tottenham Hotspur do të zëvendësoi sulmuesin e Gremio Everton, pasi që është lënduar.

“Ai është një lojtar që e kemi monitoruar që nga koha e tij me PSG”, ka thënë koordinatori teknik, Edu Gaspar.

“Ne dëshirojmë që të marrim përparësitë në këtë cikël duke vëzhguar lojtarë të rinj. Ne kemi biseduar me Tottenham këtë mëngjes dhe ata e kuptojnë rëndësinë e kësaj ftese si për lojtarin ashtu edhe për Kombëtaren”. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme