Aston Villa ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit, Lucas Digne nga Everton për një tarifë të raportuar prej rreth 25 milionë funte.
28-vjeçari kalon në Villa Park dhe bëhet shtesa e dytë e Steven Gerrard në këtë afat kalimtar pas nënshkrimit në formë huazimi të Philippe Coutinhos.
Bonjour, Villans…
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 13, 2022
Reprezentuesi francez kishte rënë në favor të ish-menaxherit, Rafael Benitez dhe nuk ishte paraqitur për Toffees që nga derbi i Merseyside me Liverpoolin më 1 dhjetor.
Ai kishte dhënë katër asistime në 13 paraqitjet e tij në Premier League deri në atë moment.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një projket i madh pas nënshrkimit të Philippe dhe klubi shpenzoi shumë para verën e kauar”, tha Digne në lëvizjen e tij.
“Projekti është vërtet interesant. Ju mund të shihni nga vera e kaluar se projekti është në një mënyrë të mirë dhe mednoj se të gjithë lojtarët duan të jenë këtu për të qenë pjesë e këtij projekti”.
Lojtari më pas konfirmoi se të luantë nën Gerrard ishte një favor i madh në vendimin e tij.
“Ishte faktori kryesor. Kam ardhur këtu për menaxherin”, tha ai.
“Kam pasur një takim shumë të mirë me të dhe kemi folur disa herë gjatë këtij muaji. E ndjej dëshirën e tij për të fituar, për të treguar futbollin e tij si menaxher – futbollin sulmues, posedimin.”.
Digne, i cili gjithashtu ka bërë 43 paraqitje për kombëtaren franceze, u transferua në Goodison Park nga Barcelona për rreht 18 milionë funte në gusht 2018./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...