Ish-kampion evropian në kategorinë e rëndë të boksit, boksieri shqiptar Luan Krasniqi ka mbetur i habitur, ashtu si e gjithë bota, nga humbja tronditëse e Anthony Joshuas ndaj Andy Ruiz Jr në meçin e kategorisë së rëndë për tre titujt e mëdhenj të botës, IBF, WBO dhe WBA.
Në njërën prej tronditjeve më të mëdha në kategorinë e rëndë të boksit, Ruiz Jr e mposhti Anthony Joshuan për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, JBF, WBO dhe WBA, të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara, raporton Gazeta Express.
Kjo ishte humbja e parë në karrierë për boksierin britanik, e cila për pasojë ia humb atij edhe tre titujt e botës. Ruiz, ndërkohë, bëhet boksieri i parë me prejardhje meksikane që shpallet kampion bote në kategorinë e rëndë.
Edhe ish-kampioni evropian dhe një herë sfiduese i titullit WBO në kategorinë e rëndë, Luan Krasniqi, ka mbetur i tronditur nga humbja e papritur e britanikut, për të cilin thotë se është kureshtar të dijë sesi do të reagojë në të ardhmen.
“Çfarë befasie”, shkroi Krasniqi në faqen e vet zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Për mua, disfata e Anthony Joshuas është ndër tronditjet më të mëdha në kategorinë e rëndë”, shtoi Krasniqi.
Ai e uroi Ruizin për triumfin: “Komplimente dhe urime Andy Ruizit”.
“Jam kureshtar të shoh se si Joshua do ta marrë këtë”, theksoi ai. /Gazeta Express
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së