Ish-boksieri kosovar me famë botërore, Luan Krasniqi, ka komentuar meçin e së shtunës në të cilin britaniku Anthony Joshua mbrojti titujt e botës në kategorinë e rëndë duke nokautuar Kubrat Pulevin.
Joshua mbrojti titujt në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO duke e nokautuar bullgarin në rund të nëntë. Pos që e rrëzoi dy herë në rund të nëntë, Joshua e kishte rrëzuar Pulevin edhe në rundin e tretë, po ashtu dy herë, transmeton Koha.net
Të dielën, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Joshua është vështirë për t’u mposhtur nëse mban këtë formë.
“Një performancë vërtet e fortë nga Anthony Joshua. Respekt për Kubrat Pulev, i cili tregoi një zemër të madhe luftarake. Por një Joshua në këtë formë është shumë vështirë për tu mposhtur”, ka shkruar ai.
Me fitoren e djeshme, Joshua i ka hapur rrugë përballjes me kampionin në versionin WBC, Tyson Fury, në një duel për kampion absolut në kategorinë e rëndë./Arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...