PSV Eindhoven përballet me një detyrë të vështirë për vizitën e tyre në Camp Nou të martën mbrëma, për të luajtur ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ylli meksikan, Hirving Lozano është i vetëdijshëm për kërcënimet që do të hasin ata në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në elitën e futbollit evropian, teksa ka treguar për dashurinë ndaj gjigantit katalunas.
“Do të jetë shumë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Lozano në konferencën e tij për shtyp.
“Ata janë një ekip i shkëlqyer, me lojtarë të mëdhenj, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi”.
“Kam pasur disa postera në dhomën time, njëri nga Barcelona. [Lionel] Messi ka qenë gjithmonë një lojtar i madh dhe ai është i frikshëm. Për mua ai është më i miri në botë, ne do të duhet të shohim se si mund ta ndalojmë atë”.
“Është një ëndërr e vërtetë të luajë në Camp Nou. Nuk kam menduar kurrë për këtë, por falënderoj Zotin që më është dhënë mundësia”.
“Kjo është një lojë e rëndësishme për mua dhe dua të përfitoj më së shumti”.
“Kam bërë mirë në Kupën e Botës dhe shumë klube kanë ardhur për mua, por agjenti im më tha se kishte interesim nga Barcelona. Do të ishte një ëndërr e vërtetë për të ardhur në këtë klub të madh”, përfundoi meksikani. /Telegrafi/
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...