Low: Wagner po i trajton lojtarët gjermanë si idiotë

19:27 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Vendimi i sulmuesit të Bayern Munich për tu pensionuar nga kombëtarja është parë me sy negativë nga trajneri i Kombëtares se tij që e ka fituar një Botëror

Trajner i Gjermanisë Joachim Low e ka goditur keq sot Sandro Wagnerin pasi që sulmuesi tha se do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtarë.

Wagner ka thënë sot se ai nuk do të paraqitet në asnjë ndeshje më për Gjermaninë pasi që ai nuk është as në listën preliminare të Joachim Low prej 27 personave për të udhëtuar në Rusi.

Sulmuesi i Bayern Munichut ishte njëri prej më të mirëve në triumfin e Gjermanisë vitin e kaluar në Kupën e Konfederatave nuk e ka bërë të qartë këtë gjë, e cila gjë nuk ishte për arsye të ndryshme futbollistike.

“Për mua është e qartë që nuk përshtatem në një skuadër trajneri – pasi që gjithmonë jam i hapur, i ndershëm dhe i adresojë gjërat si duhet”, ka thënë Wagner.

Kurse Low ka dhënë të kuptohej se Wagner u tregua pak i ashpër para pensionimit nga Kombëtarja në moshën 30 vjeçe.

“E kuptojë pak a shumë se ai është i zhgënjyer dhe kjo është e qartë”, tha Low për Bild. “E shoh reagimin e tij paksa të ekzagjeruar. Të gjithë na njohin ne dhe si i flasim e inkurajojmë lojtarë, si jemi hapur dhe të ndershëm, që të jemi kritik. Këto gjëra janë shumë të rëndësishme për ne. Ai thotë se e nuk jemi të hapur. Çfarë do të mendojnë për këtë Jerome (Boateng) apo Mats (Hummels). Kjo është idiotike”.

“Kritika e Wagnerit është më shumë kritikë ndaj shokëve të tij të skuadrës. Ai vepron sikurse disa lojtarët që luajnë për ne gjithmonë dhe janë lojtarë lider janë totalisht idiotë. Sikur ata janë vetëm në skuadër dhe se kurrë nuk e thonë opinionin e tyre”.

Gjermania është pa fitore në katër miqësoret e tyre, do ta fillojnë mbrojtjen e titullit kundër Meksikës më 17 qershor derisa do të përballen edhe me Suedinë dhe Korenë e Jugut në kuadër të grupit F

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme