Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka kërkuar nga skuadra e tij të vazhdoj me rekordin perfekt në ndeshjet eliminatore për botërorin “Rusia 2018” për të arritur në finale pa humbur asnjë pikë.
Përfaqësuesja e Gjermanisë është aktualisht në krye të Grupit C me 12 pikë.
“Objektivi jonë është i qartë. Ne dëshirojmë të kualifikohemi në Kampionatin Botëror pa humbur asnjë pikë”, tha fillimisht Low, transmeton portali arbresh.info.
“Çdo lojtarë është i gatshëm. Vetëm Mesut Ozil është në dyshime. Ne do të presim deri në seancën e fundit stërvitore për të vendosur rreth tij”
Skuadra kombëtare e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi deri tani ka shënuar 16 gola brenda katër ndeshjeve në kuadër të Grupit C./arbresh.info
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...