Loris Karius kishte një natë për të harruar të shtunën në Kiev.
Shumica e portierëve kanë një ndeshje ku ata bëjnë gabime të tmerrshme dhe ata do të kujtohen për to gjatë gjithë karrierës së tyre, por Karius kishte atë ndeshje në kohën më të keqe të mundshme – finalen e Ligës së kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Karius bëri dy gabime të tmerrshme derisa Real Madridi mposhti 3 me 1 Liverpoolin për të siguruar trofeun e tyre të 13-të evropianë.
Legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy beson që Loris nuk do të luaj asnjëherë më për klubin, madje nuk do të jetë as si zëvendësues.
“Ndihem me të vërtetë keq për të”, ka thënë Murphy për ‘TalkSPORT’. “Askush nuk hyn në një ndeshje me dëshirën për të bërë gabime”
“Fatkeqësisht, unë nuk mendoj se ai do të luaj sërish me fanellën e Liverpoolit. Është e pamundur për të”
“Mendoj se magnituda e gabimeve dhe poshtërsia e lojës, tifozët do të kenë probleme me të kur ta shohin në portën e tyre”
Marius ka pësuar një numër të madh abuzimesh online, madje ka marr kërcënime me jetë./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...