Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.
Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë zyrtarizimin nga largimi i futbollit e bëri më nëntë tetor në ndeshjen Shqipëri – Itali.
Por gjakovari mund të vazhdoj karrierën si trajner ku është duke u pajisur me licencat e duhura apo edhe si drejtor sportiv.
Është skuadra e njohur zvicerane, Lausanne që po kërkon shërbimet e ikonës së futbollit shqiptar.
Ka qenë presidenti i klubit zviceran, Alan Josef që ka konfirmuar një gjë të tillë se janë të interesuar për Canën.
Cana sa ishte pjesë e Olympique Marseille në Francë ku bëri famën më të madhe gjatë karrierës së tij si futbollist
Lausanne e kërkoi Canën edhe vitin e kaluar për ta përfunduar karrierën si futbollist por kjo gjë nuk u bë.
“Afër një vit janë bërë që negociojmë me Canën. Ishim gati ta afronim në klub për ta përfunduar karrierën por kjo gjë nuk ndodhi”.
Momenti historik për kapitenin legjendar të Shqipërisë, duke mbrojtur flamurin kombëtar dhe shokët e skuadrës. Të lumtë grushti Lorik!
“Cana është shkëputur nga futbolli por kjo nuk do të thotë se nuk na intereson më. Ai është një person që mund të sjellë vlera të mëdha në klub”, ka thënë presidenti i klubit zviceran, shkruan Telegrafi.
34-vjeçari hapat e parë si futbollist i ka bërë pikërisht tek Lausanne para se të transferohej tek PSG.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...