Google ADS

Lorik Cana zbulon diçka interesante në ceremoninë e lamtumirës

17:18 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Lorik Cana ka folur për të ardhmen e futbollit shqiptar, ku insiston se kurrë nuk do të mungojnë talentet.

“Futbollit shqiptar nuk do i mungojë kurrë talenti. Thjesht duhet që të mos humbasim kohë. Vendet e tjera po zhvillohen duke ngritur struktura për të marrë më të mirën nga burimi njerëzor që kanë. Duhet të punojmë që kushtet që u ofrojmë fëmijëve të jenë të mira”, tha Cana në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Ai po ashtu ka folur edhe për jetën e tij pas futbollit dhe për ceremoninë lamtumirëse para ndeshjes me Italinë.

“Jeta vazhdon pas lënies së futbollit. Për të gjithë vjen moment kur përfundon karriera. Asnjëherë nuk je gati për të lënë pasionin, kurrë nuk ke dëshirë që të përfundojë, por është një moment që vjen për të gjithë”, vazhdoi Cana.

“Në plan ishte fillimisht mos ta linim vetëm me një ceremoni. Menduam pas Europianit për një miqësore ku të luaja pak, por nuk u krijuan kushtet dhe mundësia e fundit ishte ndeshja me Italinë. Ishte mundësia më e mirë e fundit. Po të kisha dalë pa djalin në fushë, nuk do isha emocionuar pasi kam 15 muaj që e kam lënë futbollin. Më emocionoi sepse isha me të në një stadium plot”, tha në fund ish-kapiteni I kombëtares.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme