Lorik Cana mysafir në hapjen e shkollës fillore shqipe në Itali

15:35 | 25 Prill 2023
A. B.

Lorik Cana ka qenë mysafir i shoqatës Korabi në Castenaso, Bologna të Italisë, ku një grup sipërmarrësish shqiptarë dhe arbëreshë e bënë të mundur hapjen e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë të lindur në Itali dhe jo vetëm.

Cana iu ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, ndërsa e ka përshëndetur iniciativën e hapjes së kësaj shkolle, e cila do t’ua mundësojë fëmijëve që ta përvetësojnë gjuhën dhe t’i ruajnë traditën dhe zakonet shqiptare.

“Duke shpresuar që shkolla të tjera të lindin dhe ti bashkohen atyre që sot janë të pranishme në Itali, i uroj gjithë të mirat komunitetit shqiptar dhe falënderoj sinqerisht nga zemra mësueset që me angazhimin e tyre përcjellin gjuhën dhe traditat shqiptare tek fëmijët tanë në diasporë. Gjithmonë bashkë, gjithmonë me ju. Lorik Cana 5 Foundation”, ka shkruar gazetari Arbër Agalliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme