Google ADS

Lorik Cana iu jep zemër djelmoshave shqiptarë të Zvicrës: Forca djema sonte!

20:05 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, u ka dalë në përkrahje katër shqiptarëve që luajnë të Zvicra.

Cana që ka të gjitha rekordet me Kombëtaren shqiptare, ka postuar në rrjetin social Instagram.

“Forca djema sonte”, ka shkruar Cana.

Cana ka miqësi të madhe me Granit Xhakën, ndërsa ka folur gjithmonë fjalë të mira për Xherdan Shaqirin, Valon Behmrani dhe Blerim Xhemailin.

Lorik Cana karrierën dhe hapat e parë si futbollist i ka marrë në Zvicër te Lozana.

Ai pastaj ka kaluar në Franca te klubet PSG dhe Marseille.

Cana ka bërë karrierë edhe te klubet si Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme