Në ditët e fundit emri i Lorik Canës është spekuluar në shumë media sociale, se do të merr drejtimin e FFK-së, pasi Kombëtarja e Kosovës dështoi të kualifikohej për në Euro 2024.
Pas këtij dështimi emri Lorik Canës, u përfol shumë se do të merrte në krye FFK-në, shkruan Arbresh.info.
Në një nga postimet e tij Loriku ka komentuar lidhur me këtë situatë, duke hedhur poshtë mundësinë që të marr post te FSHF apo FFK.
“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkruan Lorik Cana në një koment.
Kujtojmë që Lorik Cana ka qenë kapiten legjendar i kombëtares së Shqipërisë dhe udhëhoqi kuqezinjtë në kampionatin evropian 2016 në Francë si një lider i vërtetë.
Teksa ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në futboll si Lazio, Marseille, PSG, Galatasaray e Sunderland./Arbresh.info/
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...